​Naim Murseli për disa javë do të qëndrojë në Institutin e Psikiatrisë

(Lajm i përditësuar)


Avokatja e Naim Murselit reagon për shtrimin e tij në Psikiatri: Nuk jam njoftuar zyrtarisht

Avokatja mbrojtëse e Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku, ka reaguar pas raportimeve për shtrimin e klientit të saj në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ai po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore pas urdhrit të gjykatës për vlerësim të gjendjes mendore.

Në një prononcim për portalin rtv21.tv, Zhinipotoku ka thënë se kjo është bërë në kuadër të një procedure ligjore të iniciuar nga vetë mbrojtja.

Ajo u shpreh se, ende nuk është zyrtarisht e njoftuar për zhvillimin e fundit.

“Nëse z. Naim Murseli është transferuar në Institutin e Psikiatrisë apo në Klinikën e Neurologjisë, kjo do të ketë ndodhur si rezultat i kërkesës së paraqitur nga mbrojtja për vlerësimin e gjendjes së tij mendore dhe vetëm me aprovimin e Gjykatës. Deri më tani, unë nuk jam zyrtarisht e njoftuar për një zhvillim të tillë, por çdo veprim i tillë do të duhej të ishte në kuadër të procedurës ligjore“, tha Zhinipotoku për portalin rtv21.tv

Ndërkohë drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend HaxhiBeqiri, ka konfirmuar për KosovaPress se Murseli sot është dërguar në Klinikën e Neurologjisë për kryerjen e ekzaminimeve.

“Është rast i ndjeshëm, është me vendim të gjykatës, ne punojmë vetëm me letra të gjykatës, kur të kryhet raporti e merrni vesh… Ai është i shtruar (në Psikiatri). Ai ka me qenë i shtruar edhe javë të tjera, derisa të përfundojmë. Do t’ia bëjmë të gjitha analizat, specifikacionet… Nga klinika juaj sot ka shkuar në Neurologji apo? Po, për ekzaminime që i kemi shkencore, asgjë tjetër”, tha Haxhibeqiri. /21Media


​Naim Murseli për disa javë do të qëndrojë në Institutin e Psikiatrisë

Naim Murseli i akuzuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj është shtuar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe do të qëndrojë aty edhe për javë të tjera.Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhi Beqiri. i cili tregoi se Murseli sot është dërguar në Klinikën e Neurologjisë për kryerjen e ekzaminimeve.

“Është rast i ndjeshëm, është me vendim të gjykatës, ne punojmë vetëm me letra të gjykatës, kur të kryhet raporti e merrni vesh… Ai është i shtruar (në Psikiatri). Ai ka me qenë i shtruar edhe javë të tjera, derisa të përfundojmë. Do t’ia bëjmë të gjitha analizat, specifikacionet… Nga klinika juaj sot ka shkuar në Neurologji apo? Po, për ekzaminime që i kemi shkencore, asgjë tjetër”, tha Haxhibeqiri.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Neurologjisë, Edmond Komoni për KosovaPress, i cili ka treguar se Murseli mëngjesin e sotëm ka kryer një elektrokardiogramë (EKG).

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë më 9 shkurt ka lëshuar urdhëresë që Instituti Psikiatrik Forenzik të bëjë të bëjë Ekzaminimin Psikiatrik për të akuzuarin Naim Murseli.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 04 Qershor 2025 ka aprovuar kërkesën e mbrojtëses të të akuzuarit N.M. për lëshimin e Urdhrit për Ekzaminimin Psikiatrik për të njëjtin. Me datë 09.06.2025 trupi gjykues në këtë çështje penale ka lëshuar Urdhëresë përmes së cilës është urdhëruar Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë të bëjë Ekzaminimin Psikiatrik për të akuzuarin N.M”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses të kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Në seancën e 4 qershorit trupi gjykues aprovoi kërkesën e mbrojtjes së Naim Murselit që i njëjti të kryejë ekzaminim psikiatrik.

Gjatë seancës fillestare, në këtë rast fajtor ishte deklaruar i përfshiri i katërt në aktakuzën për vrasjen e Ademajt, Tom Dodaj. Ai ishte përfshirë në aktakuzë, pasi ia ka shitur armën Murselit, me të cilën ishte kryer vrasja e Ademajt. Më pas trupi gjykues vendosi që Tom Dodaj u dënua me pesë vjet burgim dhe me gjobë prej 5 mijë eurosh.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 kishte ngritur aktakuzë ndaj ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt. Të akuzuarit ngarkohen për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Sipas aktakuzës Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar që vrasja të kryhej nga i akuzuari Granit Plava me marrëveshje që bashkëshorti i Liridona Ademaj, Naim Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.


Naim Murselit i bëhet ekzaminimi psikiatrik në QKUK

I akuzuari Naim Murseli për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj është dërguar sot në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK)

Murseli në QKUK është dërguar i prangosur këmbë e duar.

Burimet të KosovaPress bëjnë të ditur se i akuzuari Naim Murseli, në Klinikën e Neorologjisë sot ka kryer një ekzaminim psikiatrik me trajtimin e CT-s dhe më pas ai është larguar nga kjo klinikë.

Në seancën gjyqësore të mbajtur më katër qershor në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ishte aprovuar kërkesa e mbrojtjes që Naim Murselit t’i bëhej ekzaminim psikiatrik.

Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt kishte ndodhur në nëntorin e vitit 2023, të akuzuar për këtë rast janë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Back to top button