Kapja e 400 kg drogë, aktakuzë ndaj 7 personave

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH, N.M.
Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare si dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Rasti për të cilin është ngritur aktakuza, ka të bëjë me substancën narkotike të llojit kokainë në sasi prej 400 kg, e cila është sekuestruar në hapësirën e një kompanie në Lipjan.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në aktakuzë përveç tjerash ka propozuar sekuestrimin e mjeteve të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

Back to top button