Manchester United i përgjigjet deklaratave të Ronaldos

Manchester United i përgjigjet deklaratave të Ronaldos

Manchester United ka lëshuar një deklaratë në lidhje me komentet e bëra nga Cristiano Ronaldo në një intervistë me Piers Morgan.
Man UTD janë shprehur jashtëzakonisht të pakënaqur me situatën.
“Manchester United vëren mbulimin mediatic në lidhje me një intervistë të Cristiano Ronaldos. Klubi do të marrë parasysh përgjigjen e tij pasi të jenë vërtetuar faktet e plota. Fokusi ynë mbetet në përgatitjen për gjysmën e dytë të sezonit”, thuhej në deklaratë.
Deklarata vjen pasi klipe të shkëputura nga intervista e Ronaldos për Morgan qarkulluan gjithandej në rrjete sociale. Intervista e plotë publikohet të mërkurën(16 nëntor).
Ronaldo shprehu pakënaqësitë për gjendjen aktuale të United, gjithashtu “ka vënë në shënjestër” trajnerin Erik ten Hag dhe Ralf Rangnick./21Media

Back to top button