Kaq burra dhe gra u infektuan sot me Covid-19

Si pasojë e infektimit me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona, ndërsa janë konfirmuar edhe 787 raste të reja.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 449 burra dhe 338 gra.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.754 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.794.993 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 89.927 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button