Kaq kushtoi paraqitja e Kidës për ditëlindje

 
Këngëtarja Orhidea Latifi e njohur si Kida dje ka festuar 24 vjetorin e lindjes.
Në festën e ditëlindjes, këngëtarja ka zgjedhur veshje të markës së njohur Louis Vuitton.

Për këtë paraqitje,  Kida ka shpenzuar në total plot 35,785 euro. Kjo u bë e ditur nga faqja e njohur në Instagram “Shqip Closet”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shqip Closet (@shqip.closet)


Kida ditë më parë ka publikuar albumin e parë të saj të titulluar “Orchide” që përmban 12 këngë.  “Mo jo”, “Pse”, “Special”, “Ani”, “Ike”, “Qao”, “Hard Work”, “Prima donna”, “Mia”, “Maniak”, “Dinero”, “Lila”, janë këngët pjesë e albumit.
Ndërkaq, “Mo jo”, është publikuar me videoklip./21Media

Back to top button