Mentor Haziri publikoi këngën që nuk ia pranuan në Festivalin e RTSh-së

 
Këngëtari Mentor Haziri ka publikuar sot këngën që nuk ia kanë pranuar në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizonin Shqiptar.
Mentor Haziri dje ka reaguar i revoltuar pas listës së publikuar me emrat pjesëmarrës në Festivalin e Këngës në RTSH, ku ka munguar emri i tij. Sipas Hazirit, atij nuk i është dhënë asnjë arsye e vetme pse ka ndodhur diçka e tillë. “E vërtetova që ai Festival nuk i don shqiptarët nga Kosova aty sepse bëjnë konkurencën. Asnjë nga Kosova nuk është konkurent këtë vit. Turp”, ka Haziri.
Kënga e titulluar “Qëndro”, të cilën nuk ia pranuan në Festivalin e RTSh-së, tashmë gjendet e kompletuar edhe me videoklip në Youtube.
“Kjo është kënga që nuk u pranua në festivalin e RTSH-së vlerësojeni vet ..”, ka shkruar Haziri në Instagram./21Media

Back to top button