Katar 2022: Amnesty i bën thirrje FIFA-s të krijojë fond prej 350 milionë euro për punëtorët migrantë

FIFA-s i është kërkuar të krijojë një fond kompensimi prej të paktën 440 milionë dollarësh (350 milionë £) për punëtorët migrantë që kanë pësuar “shkelje të të drejtave të njeriut” gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës në Katar.
Amnesty International e bëri këtë kërkesë në një letër drejtuar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, përcjell portali rtv21.tv
Në letër thuhet: “Derisa të kompensohen të gjithë punëtorët, turneu nuk mund të festohet me të vërtetë”.
Shuma e sugjeruar është e barabartë me fondin e parave të çmimeve të Kupës së Botës 2022.
Vlerësohet se deri në 30,000 punëtorë emigrantë janë përdorur në projektet për të ndërtuar shtatë stadiume për finalet në Katar, si dhe një aeroport të ri, metro të re dhe rrugë të reja.
Amnesty, së bashku me organizatat e tjera të të drejtave të njeriut dhe grupet e tifozëve, i kanë bërë thirrje FIFA-s jo vetëm të mbështesë punëtorët që kanë vdekur ose janë lënduar, por të cilëve u është mbajtur pagesa nga punëdhënësit ose janë detyruar të paguajnë tarifat e rekrutimit për të siguruar punë./21Media

Back to top button