Katër persona marrin statusin e viktimës në çështjen e Salih Mustafës

 

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se trupi gjykues në çështjen e Salih Mustafës ka miratuar kërkesat e katër viktimave dhe i ka pranuar ato si viktima pjesëmarrëse në procedura.

“Trupi gjykues në çështjen Mustafa miratoi kërkesat e katër viktimave tjera dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procedura. Trupi gjykues vendosi që ato të jenë pjesë e Grupit 1 i cili përfaqësohet nga Anni Pues, mbrojtëse e viktimave e caktuar nga Administratorja”. thuhet në njoftimin e  Dhomave të Specializuara.

Në një vendim tjetër, trupi gjykues ka vendosur të caktojë një ekspert i cili do të përgatisë një raport në lidhje me dëmshpërblimet e mundshme të viktimave dhe ka urdhëruar Zyrën e DHSK-së për Pjesëmarrjen e Viktimave që ta paraqesë një listë me tre ekspertë përkatës deri më 4 qershor.

Në çështjen e Salih Mustafës konferenca përgatitore për gjykimin  do të mbahet më 9 qershor./21Media

Back to top button