Katër raste të dhunës në familje, nusja rrahet me burrë, më pas rrah vjehrrën

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje.
Rasti i parë është raportuar në Ferizaj. Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në orën 03:00, po ashtu në Ferizaj, Policia ka arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.
Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti i tretë është regjistruar në Gjilan rreth orës 19:00. Është arrestuar e dyshuara e cila pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, pastaj e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht edhe vjehrrën e saj.
Si pasojë e sulmit, viktima dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Pas rreth një ore e gjysmë, në Gjakovë është regjistruar rasti i katërt i dhunës në familje. Është arrestuar i dyshuari për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Pas intervistimit viktima ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button