Kaloni te përmbajtja kryesore

Katër të lënduar në aksidenti mes tri veturave në rrugën Ferizaj-Gjilan

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e përfshirjes së tri veturave në një aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Mirosalë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:15.

“Më datë 06.04.2025, rreth orës 17:15, në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në udhëkryqin që të dërgon në fshatin Mirosalë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njëri prej tyre është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve të aksidenteve, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së shkaqeve të aksidentit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button