Katër të mitur arrestohen nën dyshimin se kanë vjedhur parat e xhamisë

Katër djem të mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Begaj në Vushtrri.

Të njëjtit dyshohet se me forcë kanë hapur arkat e xhamisë së fshatit dhe kanë vjedhur parat e grumbulluara.

Sipas njoftimit rasti ka ndodhur më 25 tetor 2023.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia.

Back to top button