Katër të vdekur dhe 37 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 

Katër persona të prekur me Covid-19 kanë vdekur, ndërsa janë konfirmuar  edhe 37 raste të reja në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 464 teste të kryera 37 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19 dhe atë: Shkup-20, Kumanovë dhe Tetovë nga 3, Strugë, Gostivar, Ohër dhe Koçan nga 2 të infektuar, Veles, Kriva Pallankë dhe Shtip nga 1.

Ndërkohë, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 131 pacientë të shëruar. Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Një pacientë nga Vinica i moshës 57 vjeçare, dy pacientë nga Ohri 77 dhe 57 vjeç dhe një nga Struga, i moshës 74 vjeçare.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 15827, ndërsa numri i rasteve aktive është 1860, raporton TV21./21Media

Back to top button