Twitteri ia bllokon llogarinë Trumpit për 12 orë

 

Twitter ka bërë të ditur se i ka bllokur llogarinë e presidentit Donald Trump për 12 orët e ardhshme për shkak të postimeve të tij në lidhje me zgjedhjet.

“Kemi kërkuar heqjen e tri poshtmeve të @realDonaldTrump që u postuan më herët sot për shkelje të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë për integritetit qytetar” bëhet e ditur në një komunikatë të Twitterit.

Nuk mjafton me kaq, Twitter gjithashtu ka paralajmëruar se shkeljet e ardhshme “do të rezultojnë në pezullim të përhershëm të llogarisë @realDonaldTrump”./21Media

Back to top button