Katër të vrarë nga shpërthimi i bombës në Pakistan

Bomba ishte vendosur në qese plastike

Në veriperëndim të Pakistanit, në afërsi të kufirit afgan, sot janë vrarë katër persona përfshirë ushtarë dhe dy pjesëtarë të forcave paramilitare nga shpërthimi i bombës, e cila ishte vendosur në një qese plastike, njoftuan zyrtarët, transmeton AFP.

Deri tek incidenti ka ardhur në rrethin Kiber kur zyrtarët e sigurisë hetuan qesen e dyshimtë të plastikës në afërsi të punktit të kontrollit.

Back to top button