Katër të zhdukur pas reshjeve ekstreme në Kanada

Katër persona në Kanada, përfshirë dy fëmijë, janë raportuar të zhdukur në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Nova Scotia, ka thënë policia.

Zyrtarët thonë se shirat më të dendur që kanë goditur rajonin e Atlantikut në 50 vjet kanë shkaktuar përmbytje që kanë lënë mijëra shtëpi pa energji elektrike.

Tre muaj shi ranë në vetëm 24 orë në disa zona.

Banorëve u është bërë thirrje që të mos bashkohen në kërkimet për të zhdukurit për shkak të kushteve të rrezikshme.

Dy fëmijët e zhdukur ndodheshin në një makinë që u zhyt nga ujërat e përmbytura, njoftoi policia. Tre personat e tjerë që ndodheshin në makinë kanë arritur të largohen.

Një burrë dhe një i ri rezultojnë gjithashtu të zhdukur pasi mjeti në të cilin ndodheshin është zhytur në ujë. Dy persona janë shpëtuar nga automjeti.

Rrugët janë larë dhe urat janë dobësuar në Nova Scotia, ku në disa zona është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Më shumë se 80,000 njerëz mbetën pa energji në një moment.

Kryeministri Justin Trudeau tha se ishte shumë i shqetësuar për përmbytjet dhe premtoi se qeveria “do të jetë atje” për provincën./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button