Katër vetura raportohen të vjedhura vetëm dje në Kosovë

Katër vetura janë raportuar të vjedhura vetëm të shtunën brenda Kosovës.

Policia ka njoftuar të dielën se dy nga këto raste janë regjistruar në rrugën “Uashington” në Obiliq, ndërsa dy rastet tjera në Lluzhan të Podujevës dhe në rrugën “Sadik Shala” të Lipjanit.

Rastet në Obiliq janë duke u hetuar, teksa të dyshuarit për vjedhje deri tani mbesin të panjohur.

Rasti i raportuar në Podujevë, thuhet të ketë ndodhur të mërkurën rreth orës 06:30.

“Me 17.06.2023 ankuesi ka raportuar se person-a të pa njohur ia kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të paidentifikuar mbeten edhe të dyshuarit për vjedhjen e veturës në Lipjan.

“Viktima ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur ia kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Back to top button