Në Dibër kapet drogë në vlerë prej 70 mijë euro, arrestohen 4 persona
Policia e Maqedonisë së Veriut dje në rajonin e Dibrës ka konfiskuar 20 kilogram marihuanë në vlerë prej 70 mijë euro dhe tre vetura.
Si pasojë janë arrestuar katër persona. Dy nga Haraçina, një nga Nikushtaku dhe një nga Banishta.
“Policët e Dibrës në urën Boshkov janë përpjekur që të ndalojnë veturën golf me targa të Shkupit për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka drogë, por shoferi nuk është ndalur dhe është lëshuar në ikje, kurse pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, në afërsi të urës Skudrinski është gjetur veturë dhe është arrestuar A.I.(32) nga fshati Nikushtak. Në Veturë janë gjetur dy çanta të mëdha me 20 pako marihuanë”, njoftojnë nga MPB-ja.
Më tej në njoftim thuhet se në rrugën Dibër- Gostivar është ndaluar edhe vetura “Reno laguna” me targa të Gjermanisë e cila ka pasur rolin e “pastruesit” gjatë transportit.
“Janë arrestuar B.Xh.(45) nga fshati Haraçinë dhe B.A.(34) nga fshati Haraçinë i cili është kërkuar me fletarrest për veprën penale të kryer paraprakisht. Më 14.09.2021 në lidhje me këtë rast në Dibër është arrestuar U.N. nga Banishta”, thonë nga MPB-ja.
Kundër personave do të shqiptohet kallëzim penal në bazë të nenit 2015 paragraf 3 të Kodit Penal dhe do të nxirren pas gjykatësit përkatës./TV21