KE i shqetësuar për ndërhyrjet e politikës në media

Sipas komisionerit të Këshillit të Evropës, situata në terren është shqetësuese

Këshilli i Evropës në një vlerësim të komisionerit për të Drejtat e Njeriut, Niels Muiznieks, shprehu shqetësimin për ndërhyrjet e politikës në pavarësinë e mediave dhe shërbimin publik në Evropë.

“Situata në terren është shqetësuese”, shprehet komisioneri në këtë vlerësim të publikuar në prag të Ditës së Lirisë së Medias, më 3 maj.

Këshilli i Evropës në vitin 2015 ngriti një platformë për forcimin e mbrojtjes së gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve. “Një numër në rritje i paralajmërimeve në lidhje me ndërhyrje të politikës në vijën editoriale të transmetimeve publike, një mbrojtje e pamjaftueshme legjislative kundër ndërhyrjeve politike apo mungesës së burimeve financiare të nevojshme për të garantuar pavarësinë e transmetuesit publik”, sqaroi Muiznieksi.

Back to top button