Kearns e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb i cili u rrah se nderoi Adem Jasharin

Deputetja britanike Alicia Kearns, ka reaguar pasi  politikani serb Nikolla Sanduloviq u arrestua dhe u rrah nga BIA serbe, për arsye se nderoi komandaniin legjendar Adem Jashari.
Kearns është shprehur e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Sanduloviq.

“Tepër e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Nikolla Sanduloviq pas raportimeve se ai ishte brutalizuar nga inteligjenca serbe”, ka shkruar Kearns në plaformën X.

Po ashtu ajo ka përmendur edhe parregullësitë në zgjedhjet që u mbajtën në Serbi.
“Shumë parregullsi të vërejtura në zgjedhjet serbe rezultuan në vetëm shprehjet më të buta të shqetësimit kalimtar nga MB, SHBA dhe BE. Zbutja ka pasoja”, ka shkruar Kearns./21Media

Back to top button