Osmani për situatën në Kosovë: Ka lëvizje që shkojnë në drejtim të një eskalimi

( Lajm i përditësuar)


Osmani: 24 shtatori tentim për të vendosur kufij të rinj

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar i Osmani tha se më i levërdishëme është integrimi i komunitetit serb në insitucione në Kosovë, se sa organizimi në geto etnike.

Ai tha se një eksperiecnë e tillë është edhe në Maqedoninë e Veriut, mirëpo sqaroi se dallojnë në numra, (marrë parasysh se komuniteti shqiptar ëshë shumë më i lartë në numër në RMV, se sa komunteti serb në Kosovë).

Paraprakisht Osmani tha se e vetmja marrëveshje funksionale e suksesshme, ndërkombëtarisht e mbështetur është marrëveshja e Ohrit e Maqedonisë së Veriut e vitit 2001 .

“D.m.th mos ta me marrëveshjen e Ohrit për Kosovë, dmth jo zgjidhje territorial, decentralizmim dhe integrim dhe është treguar si modeli më i sukseshëm edhe unë këtë e kam propozuar si tezë edhe sa i përket asociacionit , se zgjidhjet përforcohen në këtë spektër ndërmjet Dejtonit dhe Ohrit 2001 duhet të lëvizin nga Ohri për shkak se është treguar më i suksesshëm , jo për shkak se mua më pëlqen dhe kjo ka qenë teza ime kryesore.”, tha Osmani.

Megjithatë shtoi se aktualisht ka ndryshuar pikëpamje pas ngjarjes së 24 shtatorit.


Osmani për situatën në Kosovë: Ka lëvizje që shkojnë në drejtim të një eskalimi

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar i Osmani tha se bazuar në informacionet që ka, dhe nga pikëpamja e një organizate siç është NATO, nuk ka një rrezik për një përshkallëzim të menjëhershëm të një konflikti në Ballkan, konkretisht në Kosovë.

“Mirëpo se ka lëvizje të cilët mund të shkojnë në drejtim të një eskalimi të mundshëm , ajo është e vërtetë dhe NATO ndjek me vëmendje, dhe ne edhe si vend i rajonit ndjekim me vëmendje të gjitha këto lëvizje, por konstatimi është ky”, tha Osmani


Osmani për pjesëmarrjen e Lavrovit në samitin e OSBE-së: Duhet të ishte aty dhe t’i dëgjonte drejtpërdrejt vlerësimet e 56 vendeve të tjera

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në emisionin “Click” në RTV21 foli edhe për pjesëmarrjen e ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov në Samitin e OSBE-së në Maqedoni të Veriut.

Osmani sqaroi se Lavrovit nuk i është bërë ftesa.

“Më saktë të themi ne nuk ja kemi anuluar, se nuk ka ftesa për vendet të cilat janë anëtare të organizatës , ata vijnë në çdo mbledhje të organizatës, por presidenca u krijua kur Polonia një vit më parë nuk lejoi vizë hyrëse për ministrin Lavrov për shkak të sanksioneve të Bashkimit Evropian. Ne na rastisi që kryesojmë organizatën në vitin kur organizata ishte në krizën e saj ekzistenciale në 50 vitet e themelimit të saj ..pyetja ishte se a do të fiken dritat e organizatës në Shkup , nuk kishte asnjë perspektivë se kjo organizatë e cila është e bazuar në  konsensus do të mund të mbijeton me 1 janar 2024 , do ishte vërtetë peshë historike organizata të kolabon nën mbikqyrjen time dhe parasëgjithash të Maqedonisë së Veriut , dhe prandaj ishte vlerësim i përbashkët  në një koordinim të gjërë  që të sigurojmë të ardhmen e organizatës  e cila aq shumë i ka shërbyer Ukrainës, e cila aq shumë e zëshmë është shndëruar në një platformë llogaridhënie edhe juridike edhe politike për Moskën .”, tha Osmani

Kur u pyet se a nuk ishte e mundshme se do të kishte zgjidhje pa Lavrovin, Osmani tha se nuk do të kishte vendime.

“Nuk do të kishte vendime për vazhdimin e organizatës, as kryesues, as nuk do të vazhdohej mandati i katër udhëheqësve ekzekutiv të  OSBE-së, dhe unë kam vlerësuar nga ana tjetër se ai duhet të jetë aty dhe t’i dëgjojë drejtpërdrejt vlerësimet e  56 vendeve të tjera , prandaj thash se OSBE-ja u shndërua edhe në platformë për llogaridhënie politike. çdo javë kishim takime në Vjenë, çdo të marte amabasadori rus qëndronte aty dhe dëgjonte fjalimet e 56 ambasadorëve të cilët dënonin  agresionin rus atje, përveç..Bjellorusisë. unë desha që edhe ministri Lavrov t’i  dëgjojë, edhe merrni fjalimet e minisrave aty drejtpërdrejt në sallën e  konferencave në Shkup, dhe unë mendoj se kjo ishte  e rëndësihme.”, u shpreh Osmani.

Ai shtoi se ishte i vetëdijshëm që Ukraina kërkonte përjashtimin e Federatës Ruse, por Osmani dha arsyet pse nuk mund të ndodhte një gjë e tillë.

“Nën një nuk kishim bazë ligjore për shkak se në OSBE njëherë është praktikuar parimi  consensus -1 për Jugosllavinë në vitin 1992 , për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut , ne consensus -1 nuk e kemi për shkak se Bjellorusia nuk e mbështet . Por, ka edhe një argument tjetër politik , vendet e perëndimit sot e vlerësojnë se OSBE pa Federatën Ruse sot e humb kuptimin , se OSBE është organizatë e vendeve që nuk mendojnë njejtë  dhe është themeluar si e tillë si një platformë dialogu ndërmjet paktit të Varshavës dhe të NATO-s” u shpreh Osmani, duke shtuar se e vlerëson të rëndësishme që organizata mbijetoi pikërisht në Shkup.

“Mendoj se është e rëndësishme ta ndjen se sa  të izoluar janë të dëgjojnë për shkak se ata janë vërtetë të izoluar, ata nuk janë pjesë e takimeve ku ne flasim kundër Federatës Ruse.”, tha Osmani.

Ai tha se takimin me Lavrovin nuk e kishte në pozitën e ministrit të jashtëm të RMV-së, por, si kryesues i OSBE-së.

“Dhe prandaj jo rastësisht në takim ftova edhe kryesuesin e ardhshëm, ministrin e jashtëm  të Maltas, dhe takimin e bëmë trilateral në Shkup, pa flamurin e Maqedonisë së Veriut dhe Maltës, për t’i bërë me dije se në kapacitet kombëtar ai asnjëherë nuk do të takohej me ne dhe ai as nuk do të vinte në Shkup.“, sqaroi Osmani duke shtuar se me Lavrov nuk ka hapur asnjë temë  të raporteve bilaterale, por siç tha ai kanë folur vetëm për të ardhmen e organizatës.


Osmani: S’ kemi vendosur se si do të futemi në zgjedhje, e rëndësishme që forcat properëndimore të bëhen bashkë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në emsionin “Click” në RTV21   tha se ende nuk kanë vendosur se si do të futën në zgjedhje . Por shtoi se e rëndësishme do të ishte që forcat properëndimore të bëhen bashkë.

“Ajo së çfarë zotëri Ahmeti ka folur është fronti i përbashkët evropian, ky polarizimi i skenës politike, në lindje dhe perëndim, në Washington, Bruksel karshi Moskës, në NATO karshi Federatës Ruse, do ishte më e rëndësishme  se gjithçka tjetër , forcat proevropiane  proamerikane, properendimore të bëhen bashkë në këtë proces zgjedhor . A do jetë në një listë, në dy lista, ajo është veçmë teknikë e zgjedhjeve, mirëpo  për shkak se jemi në udhëkryq mos të humbim rrugën, tash është koha të ruajmë kursin, po dolëm përtej udhëkryqit, ne jemi në rrugë  pa kthim më, unë kujtoj se kemi arritur  në atë pikën e pakthtimit dhe nuk guxojmë që  të devijojmë rrugën, prandaj është më rëndësi që faktori politik shqipar i cili në RMV është ruajtësi i kursit euroatlantik , por edhe pjesë e komunitetit maqedonas  të cilët janë pa ekuivoke drejt Washingtonit dhe Brukselit të jenë pjesë e një koncepti në fund të fundit, jo të një liste “, tha Osmani.


 Osmani: Kur të emërohet kryeministri i dytë shqiptar në RMV nuk do të jetë më temë , por diçka normale

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në emsionin “Click” në RTV21  sa i përket zgjidhjes së kryeministrit shqiptar për 100 ditë tha se nuk është më rëndësi koha sa qëndron në pushtet, por thyerja e monopolit.

“Kur  të emërohet  kryeministri i dytë shqiptar, nuk do të jetë më temë, do jetë krejt normale”.

Ai u shpreh optimist se do të emërohet kryeministri i dytë shqiptar pas këtyre zgjedhjeve.

“Unë besoj se po , për shkak se tanimë ai monopol është thyher dhe këto janë shenjat e barazisë së komëve, kur nuk keni  vende të rezervuara për njërin, kur jemi  të barabartë në privilegje dhe detyrime dhe shqiptarëve të Maqedonisë sot janë ky vetëm para disa viteve t’u thonim njerëzve ne se do kemi , do kemi kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, ministrin e jashtëm  do thonin se ju po imagjiononi.”, tha  Osmani.


Osmani: Skena politike në RMV e polarizuar në dy fronte, në atë perëndimor dhe të lindjes

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në emisionin “Click” në RTV21 tha se asnjëherë më parë në Maqedoninë e Veriut nuk ka qenë skena politike e polarizuar në dy fronte siç është tani.

 “Qysh sekrektari i shtetit asokohe John Carry pat thënë vija e frontit ndërmjet perëndimit dhe lindjes kalon nëpër Ballkan. Zgjerimi i NATO-s në një mënyrë ia humbi peshën asaj deklarate , por unë kujtoj se sot si asnjë herë më parë reflekton zëshëm ai qëndrim se beteja ndërmjet perëndimit dhe Lindjes në Ballkan ende nuk është e përfunduar, ajo betejë veçanërisht do të zhvillohet në disa pika strategjike RMV është njëra prej tyre dhe unë kujtoj se ky rigrupim politik në RMV, ky tentim bllokimi i proceseve të integrimit është pjesë e riaktivizimit të asaj beteje ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, në këtë rast të Federatës Ruse, por edhe opinioni publik në Maqedoni asnjëherë nuk ka qenë i polarizuar dhe skena politike si sot në dy fronte , frontin evropian dhe frontin anti-evropian,”, tha Osmani .

“Ajo që po ndodh edhe në shtetet e tjera të rajonit në Maqedoni të Veriut tani do ketë një theks edhe më të madh, dhe prandaj është shumë më rëndësi të jemi të kujdeshëm, prandaj  këtu kthehem edhe te ajo pyetja juaj e parë  që fragmentimi tani favorizon edhe epilogun e kësaj beteje të madhe gjeopolitike, Perëndim- Lindje. Tani duhet konsolidim të forcave evropiane në shtet dhe vazhdim të rrugës evropiane për shkak se ne nuk kemi zgjidhje tjera. “, shtoi ai.


Osmani shprehet i bindur se BE ka hapur derën për Rajonin e Ballkanit

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani  është shprehur i bindur se Bashkimit Evropian ka hapur dyert për Rajonin e Ballkanit.

“Kujtoj se po për shkak se vetëdija e opoinionit publik edhe në shtetet të cilat kanë qenë më të rezervuara nda zgjerimit kanë ndryshuar substancialisht me agresionin rus në Ukrainë”, tha Osmani

Merrni anketimet që bëhen në BE, do shihni një dallim thelbësor në mendimi publik për shembull të francezëve ose të atyre të cilët kanë qenë në vazhdimësi të rezervuar. Unë ndër vite kam tentuar në narrativin tim komunikimin me partnerët e BE-së, të zhvilloj tezën se zgjerimi i Bashkimit Evropian në rajon është edhe çështje e sigurisë dhe se lënia e Ballkanit Perëndimor anash proceseve të integrimit, do të krijonte një tokë pjellore, për kidnapim të rajonit nga qendra gjeopolitike për proksiluftrat e tyre . Për këtë narrativë nuk ka asnjë dilemë në Bashkimin Evropian, agresioni rus në Ukrainë  bëri me dije se pa konsolidim të kontinentit  nëpërmjet zgjerimit të BE-së nuk mund të konsolidohet paqe e qëndrueshme në Evropë  por edhe nuk mund t’i japim rol të rëndësishëm gjeopolitk Evropës në fqinjësinë e saj, dhe  unë mendoj se kjo ndjenjë , kjo  vetëdije nuk do të zgjasë shumë, ashtu si do të zbehet interesi dhe zhvillimet në Ukrainë ashtu do të zbehet edhe kjo vetëdije e tanishme e opinionit publik  në shtetet e BE-së për zgjerim. “, shtoi ministri Osmani në “Click” në RTV21.

Ai shtoi se beson se viti 2030 është real për integrim të rajonit në BE.

“Kujtoj se po. Fillimisht kujtoj se është me rëndësi që të kemi një vit indikativ  dhe këtë e marr nga eksperienca e shteteve të Evropës Qendroe. Aso kohe u përcaktua viti 2000 dhe viti 2004 si vite indicative, ai vit shërbeu në një mënyrë si udhërrëfyes për t’i përcaktuar dinamikat e brendshme në shtete për anëtarësim, edhe ndodhi ajo bing-bang ose zgjerimi i madh BE-së ndodhi në vitin që ishte përcaktuar si vit indikativ 10 vite më parë dhe nën dy kujtoj se është e rëndësishme që u përcaktua 2023 si vit indikativ për shkak se nuk lë hapësirë për rrugë alternativetë zgjerimit. D.m.th zgjerimi është fakt, zgjermi do të nododhë çështja është se si do ecim rrugën deri atje. “, tha Osmani


Osmani: Integrimi në Bashkimin Evropian shtylla e misionit tonë në zgjedhjet e ardhshme 

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut i ftuar sonte në ‘’Click” të RTV21 duke komentuar zgjedhjet e Maqedonisë që do mbahen këtë vit, tha se misioni i BDI-së është cilësia dhe integrimi në Bashkimin Evropian.

‘’Cilësia dhe integrimi në Bashkimin Evropian janë dy shtyllat e misionit tonë në zgjedhjet e ardhshme’’, tha ndër tjera Osmani. Ai tutje ka shtuar se misioni i BDI-së.

‘’Ne nuk kemi pasur asnjë universitet në gjuhën shqipe tash i kemi 3 universitete të financuar nga shteti, te cilët prodhojnë mijëra studentë, misioni ynë është të ngrisim lartë për cilësi’’, tha Osmani.


Osmani: Për herë të parë politika ne Maqedoninë e Veriut nuk dizajnohet në Serbi…

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në ‘’Click” të RTV21 tha se politika ne Maqedoninë e Veriut për herë të parë nuk dizajnohet në Serbi, as në Sofje as në Tiranë as në Athinë, por sipas tij dizajnohet në Shkup nga dy komunitet ato maqedonase dhe shqiptare.

Osmani tutje shtoi në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka 10 ministra shqiptarë dhe 10 maqedonas.

‘’Për herë të parë politika ne Maqedoninë e Veriut nuk dizajnohet në Serbi as në Sofje as në Tiranë as në Athine dizajnohet në Shkup nga dy komunitet maqedonase dhe shqiptare, shqiptarët janë bërë zot në shtëpinë e vet. Sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut kemi 10 ministra shqiptarë dhe 10 maqedonas ’’, tha Osmani.


Raportet Kosovë-Maqedoni e Veriut, Osmani: Ne bashkëpunojmë me institucionet e Kosovës pavarësisht se kush i drejton

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në ‘’Click” të RTV21foli  për raportet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Osmani tha se BDI si parti, por edhe kryetari i saj Ali Ahmeti bashkëpunon me institucionet e Kosovës, por edhe ato të Shqipërisë pavarsisht se kush i drejton ato.

‘’Parimi jonë si parti politike dhe kryetari Ahmeti, ne bashkëpunojmë me institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë, pavarësisht se kush i drejton ato institucione. Mund te kemi preferenca në shtëpitë tona, por ne respektojmë vullnetin popujve në këto tre shtete edhe ashtu kemi komunikuar me Kurtin’’, tha Osmani.


Vijat e kuqe të BDI-së për koalicion në zgjedhje

 

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka zbuluar vijat e kuqe të partisë së integristëve për bashkëpunim në zgjedhjet e radhës në Maqedoninë e Veriut.

“Komuniteti ndërkombëtar na njeh si gardianët e tre marrëveshjeve ndërkombëtare: të Ohrit, të Prespës dhe të Fqinjësisë së mirë me Bullgarinë. Këto tre marrëveshje janë shtylla e Maqedonisë së Veriut. Pa cilëndo marrëveshje, Maqedonia e Veriut nuk është ajo që duhet – këto janë vijat e kuqe tonat”, tha Osmani në Click në RTV21.

Ne nuk kemi partner strategjik dhe ideologjik, por orientim euroatlantik, shtoi më tej Osmani.


Osmani: Populli nuk jep besim për çfarëdo arsye, përveç se beson se i mbrojmë interesat e tyre ne e kemi dëshmuar këtë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në ‘’Click” të RTV21 tha se populli nuk iu jep politikanëve besim për çfarëdo arsye, por sipas tij, BDI e ka dëshmuar se i mbronë inetersat e tyre dhe për këtë e ka fituar besimin.

‘’Unë mendoj që populli nuk jep besim për çfarë do arsye përveç se beson se i mbrojmë interesat e tyre ne e kemi dëshmuar këtë’’., tha Osmani.


Osmani: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë nevojë më shumë se për dy parti politike, sot janë 9 parti politike

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në ‘’Click” të RTV21 tha se partia e tretë shqiptare në Maqedoninë e Veriut veç do e dobësonte skenën politike. Ai tutje ka shtuar se sot në Maqedoninë e Veriut janë 9 parti politike, ndoshta 5 të cilat janë formuar në vitin e fundit.

‘’Pozicioni jonë gjithmonë ka qenë që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë nevojë më shumë se për dy parti politike një në pushtet e një në opozitë për të bërë garën politike, partia e tretë veç do e dobësonte skenën politike, sot në Maqedoninë e Veriut janë 9 parti politike, ndoshta 5 të cilat janë formuar në vitin e fundit. Te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ka pasur një tendencë e nxitur nga jashtë edhe paksa e ndihmuar nga ndjenja e bajraktarizmit tonë historik për të nderuar parti politike në çdo qytet ku jetojnë shqiptarët’’, tha nder tjera Osmani.

Ai tutje shtoi se ‘’Tendenca e fragmentimit skenës politike në parti qytetesh është e ndikuar edhe nga shërbimet te ndryshme rajonale historikisht’’.


Përfshirja e Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, Osmani: Nuk ka pasur jehonë të madhe te ne

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në ‘’Click” të RTV21 tha se raportimet për përfshirjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut kanë bërë jehonë më shumë në vendet e rajonit se sa në Shkup.

‘’Lëvizjet e fundit kanë bërë jehonë me shumë ne rajon, në Kosovë sesa ne tek ne në Shkup sepse nuk ka qenë risi akterët e njëjtë politik kanë qenë pjese e fushatave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut në disa cikle zgjedhore. Kishim ish-ministrin e Qeverisë së Kosovës kandidat për president edhe pse në një dinamike tjetër zoti Rekën pastaj kishim pjesëmarrjen në tubime nuk ka ndikuar inpakt te populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut’’, tha Osmani ndër tjera.


Osmani: Vuciq është mjaft popullor në Maqedoninë e Veriut

Osmani lidhur me këtë shtoi se nëse krijohet një praktikë e tillë angazhimit drejtpërdrejt të faktorëve politik në rajon, do e tollovit dinamikat të cilat në Maqedoninë e Veriut janë shumë precize sa i takon raporteve ndëretnike.

‘’Në anketat e fundit të komuniteti maqedonas shteti më miqësor paraqitet Serbia me ndiku 61%, Vuciq është mjaft popullor ne Maqedoninë e Veriut, nëse krijohet një praktikë e tillë angazhimit drejtpërdrejt të faktorëve politik në rajon, kujtoj se do nisë një kompetcion rajonal bullgarët nuk do e lënë terrenin zbrazët nëse serbët do te pretendojnë nëse ka një legjitim të pjesëmarrjeve aktive dhe do e tollovit dinamikat të cilat në Maqedoninë e Veriut janë shumë precize sa i takon raporteve ndëretnike’’, tha ndër tjera Osmani./21Media

Back to top button