KEK deklarohet për gjendjen e njësisë B-2

Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi se njësia B-2 ka realizuar remontin e rregullt vjetorë në muajin gusht të këtij viti. Ky remonti, sipas tyre, është bërë me pjesëmarrjen në inspektim në punët në turbinë nga ekspertët e kompanisë General Eletric (GE).
Inspektimi ka rezultuar me disa të gjetura të cilat janë eliminuar. Remonti është bërë po ashtu nën mbikëqyrjen e ekipit të GE-së.
Për sigurinë e operimit të turbinës në njësinë B2, KEK-u thotë se ekspertët e GE-së kanë rekomanduar kufizim të ngarkesës në operim, i cili pritet që të rritet pas aktivizimit të sistemit të ko-gjenerimit me 15 tetor.
“KEK e ri-thekson se spekulimet e disa mediave lidhur me remontin e njësisë B2 kanë efekt negativ në gatishmërinë dhe vullnetin e punëtorëve që bëjnë maksimumin në operimin e njësive prodhuese dhe për të siguruar energji elektrike për qytetarët e vendit, andaj kërkojmë nga të gjithë palët që të mos bien pre e këtyre spekulimeve”, thuhet në njoftimin e Korporatës./21Media

Back to top button