Rina Ramadani paralajmëron këngë të re

Rina Ramadani paralajmëroi këngë të re në emisioni “21 Gradë” të RTV21.
Ajo tha se ende nuk di datë të saktë se kur projekti do të jetë gati, por premtoi që adhuruesit e saj do ta dëgjojnë shumë shpejt.
“Derisa nuk varet gjithçka nga unë nuk mundem me thënë datë. Ja ku e kemi Agoni, ai mund të përgjigjet sepse mi ka premtuar katër këngë”, tha këngëtarja.
“Do të ketë këngë para vitit të ri, me shpresë shumë të madhe që do të realizohen ashtu siç kemi dëshirë ne. Kemi shumë bashkëpunëtorë, njerëz afër vetes, por problemi është te koha për shkak të angazhimeve dhe mbrëmjeve të shumta që jemi nga 5 apo 6 herë në javë”, shtoi ajo.
Ramadani theksoi se ky sezon i verës për të dhe bashkëpunëtorët e saj ishte shumë i ngarkuar.

Artisja po ashtu foli edhe për rolin dhe rëndësinë e muzikës në jetën e saj.
“Është shumë e rëndësishme që unë e dua me shpirt e zemër. Rolin – me shumë pasion të madh e bëjë dhe këndoj”, tha Ramadani, e cila shtoi se asnjëherë nuk ka menduar ta lërë muzikën.
“Mendoj se është puna më me vullnet që e bëjë”, shtoi ajo./21Media

 

Back to top button