KEK: Disa nga kërkesat e punëtorëve nuk mund të zbatohen tani

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se është duke trajtuar të gjitha kërkesat e punëtorëve të saj, të paraqitura edhe në protestën e sotme të tyre para ndërtesës së Toskanës në Prishtinë.
Përmes një komunikate për media, KEK ka bërë të ditur se ka marrë seriozisht këtë çeshtje dhe së bashku Bordin dhe me Menaxhmentin e KEK-ut do të mundohen që ta adresojnë në mënyrë rrënjësore, të planifikuar e sistematike, si një nga sfidat kryesore te korporatës.
“Në takimin me SR KEK, jemi pajtuar të mbajmë takime të rregullta dhe atë çdo tre muaj ku takimi i radhës është caktuar me datë 18.01.2022. Përkundër pajtimit, vetëm një javë nga takimi i parë, SR-KEK me datë 05.11.2021, ka kërkuar takim tjetër me Menaxhmentin duke përshirë kërkesa veç se të trajtuara në takimin e mëparshëm. Kërkesa për bonus – paga e 13 -të Bonusi/ paga e 13 -të apo çfarëdo kompensimi shtesë mbi kompensimet e rregullta ështëvlerësim dhe kompetencë eksklusive e Bordit të Drejtorëve i cili vlerësim bëhet vetëm pas certifikimit të rezultateve financiare të Korporatës dhe nuk është pjesë e pazareve me sindikatën. Për më tepër KEK sh.a. aktualisht nuk ka Bord të Drejtorëve. Sigurimi shëndetësor Kjo kërkesë ishte valide dhe e drejtë sepse punëtorëve iu ishte kompenzuar vetëm 25% të përfitimeve të disa nga shërbimeve si ato dentare, optike etj”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu, është bërë e ditur se Menaxhmenti i KEK-ut është i gatshëm të jap kontributin e nevojshëm për një Marrëveshje Kolektive Sektoriale në rast se fillohet një iniciativë e tillë për gjithë sektorin. Sigurimi i pajisjeve personale mbrojtëse për punëtorë si dhe mjetet higjienike.
“Është fakt se pagat në KEK janë më të lartat në sektorin publik në Republikën e Kosovës. Megjithatë, menaxhmenti i KEK ka parasysh faktin se punëtorët e KEK të angazhuar ne procesin e prodhimit të qymyrit dhe të energjisë elektrike, punojnë në kushte specifike sektoriale.KEK së shpejti do të fillojë procedurat me qëllim të vlerësimit të secilit vend të punës për sa i përket rrezikshmërisë – kushteve të punës. Pasi të përfundojë ky proces dhe të kemi një vlerësim real të vendeve me rrezikshmëri të shtuar do të përmbushim obligimet për këtë kategori të punëtorëve tanë. Si përfundim, Menaxhmenti ka kërkuar nga kryesia e SR-KEK, mirëkuptim dhe kohë, me qëllim të trajtimit të kërkesave të drejta dhe valide para paralajmërimit të protestës, por një gjë e tillë është refuzuar”, thuhet tutje në komunikatë.
Sipas njoftimit, menaxhmenti mbetet i hapur për të takuar kryesitë e sindikatave në periudha të rregullta, në afate të caktuara për t’i trajtuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet të vlerësuara si të rëndësishme dhe të drejta./21Media

Back to top button