Kënga e re e Shawn Mendes e frymëzuar nga ndarja e tij me Camila Cabello

Kënga e re e Shawn Mendes “When You’re Gone” thuhet se është frymëzim nga ndarja me këngëtaren Camila Cabello.
“Unë mendoj se në shumë mënyra, isha vetëm une duke përpunuar këngën dhe atë që e ndjeja si është të jesh përsëri I vetëm, duke e përpunuar të që ndjen ta mësosh, mëson edhe si të përballesh dhe të jesh aty për veten tënde”, ka thënë Mendes.
Shawn dukej se nuk e ka përjetuar mirë ndarjen nga Camila.
Kujtojmë që, ish-çifti deklaruan për ndarjen e tyre në fund të vitit 2021.
Përmes një deklarate të përbashkët ata thanë se I kanë dhënë fund romancës së tyre, por do të vazhdojnë të mbesin miq.
Ndërkohë, që fansat vazhdimisht aludojnë se edhe Camila ka bërë të njëjtën gjë duke I kushtuar këngë pas ndarjes, artistit Shawn Mendes./21Media

Back to top button