Këngë të reja nga Greta Koçi

Pas suksesit të këngës “Motra ime”, këngëtarja Greta Koçi po punon për projekte të reja muzikore.
Këngëtarja ka treguar se javën e fundit të këtij muaji do të publikohet kënga e saj e re, mirëpo nuk ka ndarë detaje rreth këngës.

Mirëpo, ajo nuk do të ndalet me kaq pas projektit që do të vijë këtë muaj, radha është për një baladë nga Greta.
“Shumë shpejt do e sjell dhe baladën. Pas këngës që publikohet këtë muaj, e radhës do jetë një baladë për të gjithë ju që keni kaq kohë që ma kërkoni”, ka njoftuar këngëtarja përmes një sesioni pyetjesh/përgjigjesh në në Instagram.

Ndryshe, kënga “Motra ime” që Greta Koçi e solli në muajin maj të këtij viti, ka arritur mbi 8 milionë klikime në Youtube./21Media

 

Back to top button