Këngëtarët e njohur që jetojnë larg vendlindjes

Me projektet e tyre qe sollën nder vite u bënë mjaft të dashur dhe të kërkuar për publikun kosovar.
Bëhet fjale për disa fytyra publike që sukses të madh arritën në Kosovë, por që për të jetuar zgjodhën vende të ndryshme të botës, shkruan rtv21.tv
Sunaj Saraçi dhe Vera Oruçaj tash e sa vite jetojnë në New York bashkë me djalin e tyre. Larg mediave dhe muzikës dyshja e njohur, duket se jetojnë një jetë të lumtur familjare.

Në vitin 2005, Sunaj Saraqi & Vera Oruçaj publikojnë albumin “Cikat Katundare”. Më datë 2 Mars 2011, Sunaj Saraqi publikon videoklipin “Nënë Më Fal”.

Fatin e njëjte si te Sunajit dhe Verës e ka edhe këngëtari i hiteve te shumta, Sinan Vllasaliu.
Ai bashkë me familjen e tij  ku tash e sa vite që jetojnë në Amerikë.  Ani pse jeton larg vendlindjes Sinani gjithmonë mundohet që përmes  projekteve të reja që sjell vazhdimisht të jetë afër publikuar shqiptar, shkruan rtv21.tv

Kënga  fundit e Sinanit është “Rrena e mashtrime” e publikuar në kuadër të xhirimeve për festat e fundvitit.

Këngëtarja shqiptare Mirsa Kërceli para disa viteve vendosi që jetën ta vazhdojë në Kanada. Mirsa dhe bashkëshorti i saj janë prindër të dy fëmijëve.

Në fillim të këtij viti Mirsa publikoi videoklipin “Zemra Ime”.

Vesa Luma dhe Big Basta tash e sa vite për të jetuar zgjodhën Zelandën e Re. Dyshja e njohur e skenës shqiptare janë prindër të një djali.

“S’paska qenë e shkrume” titullohet projekti i fundit i Vesës që e solli në bashkëpunim me Denik Prizrenin në vitin 20019.

Larg Kosovës, jeton edhe Kaltrina Selimi. Ajo bashkë me bashkëshortin dhe djalin e tyre jetojnë në Londër.
Ani pse jeton larg vendlindjes, Kaltrina mundohet që përmes këngëve të reja të jetë afër publikut shqiptar që në fillim i dhanë mbështetje të madhe.

“Kthema dashninë” titullohet balada e fundit që Kaltrina e solli në kuadër të xhirimeve për vitin e ri 2022.

Këta janë disa prej artistëve që ndonëse jetojnë larg vendlindjes, janë munduar që të trashëgojë gjuhën dhe t’i ruajnë traditat shqiptare./21Media 

Back to top button