Pendarovski pranoi Qeverinë e re, Kovaçevski premton se do t’i realizojë premtimet

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka pranuar në Vilën Vodno përbërjen e re të Qeverisë.
Pas kësaj ka vijuar edhe paraqitja e parë si kryeministër i Dimitar Kovaçevskit.

“E informova presidentin Pendarovski se me sukses është përmbyllur gjithë procedura pasi mora mandatin për formimin e Qeverisë së re. Pres bashkëpunim të mirë me presidentin e shtetit në interes të qytetarëve dhe shtetit. Qeveria e re ka qëllim të qartë që të përgjigjet në krizën energjetike, të ofrojë siguri, kushte më të mira për jetë dhe ardhmëri evropiane dhe prosperuese për qytetarët tanë”, tha mes tjerash Kovaçevski, transmeton TV21.
Përmendi edhe njëherë prioritetet e Qeverisë të cilat janë lufta me krizën energjetike, krizën ekonomike që del nga ajo, pandeminë Covid-19 dhe eurointegrimet.
“Me shumë mund dhe punë do t’i realizojmë”, premton Kovaçevski.
Kovaçevki u është përgjigjur gazetarëve.
Premton bashkëpunim me opozitën, ndërkaq për vizitën e nesërme të kryeministrin bullgar, Kirill Petkov tregoi qëllimet me të cilat vjen në Shkup dhe shpalosi pozicionin e Qeverisë së re në raport me çështjet historike./tv21
Back to top button