Ervin Bushati tregon se kujt ia ka borxh një këngë

 

Artisti Ervin Bushati live në programin ” Me 21- IN” në Radio 21 ka thënë se e ka në plan të bëjë një këngë dedikuar Shkodrës.

Pikërisht më 1 qershor artisti feston ditëlindjen, ai pranoi urime nga moderatori i programit, teksa duke qeshur  tha “edhe 1 qershori edhe ditëlindjen, kalama i përjetshëm”.

Ai ka kujtuar festat e ditëlindjes kur ishte fëmijë.

” I kujtoj se isha duke kënduar ose duke prezantuar pasi gjithmonë ishte Festivali i Fëmijëve, ishte ditëlindja ime, ishte 1 qershori e nuk më është ndarë kjo festë e prandaj kam mbetur gjithmonë happy si fëmijë e lumtur”.

Artisti ka folur dhe për fëmijët e tij duke thënë se duhet ata vetë të zgjedhin çfarë duan, në qoftë se nuk e duan nuk i imponon.

Më tej ai ka përmendur dhe grupin Mister dhe ka treguar se a do të donte të rikthehej me ish-grupin.

” E kam në planet e mia që t’i risjell ato këngë ato hite e jo t’i rikthehemi mbrapa por jo të sjell këngë të re, sepse ishte ajo kohë e tani kanë ndryshuar gjërat”./21Media 

Back to top button