Kërcënimi përmes postës elektronike, sa është e vështirë të identifikohet personi?
Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, dy herë brenda shtatë ditëve është alarmuar rrejshëm për sulm me bombë.
Rektorati mesazhet i merrte përmes postës elektronike, e mesazhin e fundit e mori edhe sot, për që rezultoi i rrjeshëm. Këtë për portalin rtv21.tv e konfrimoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Por sa është e vështirë të identifikohet dërguesi i një e-maili?
Lidhur me këtë për portalin rtv21.tv eksperti i kibernetikës ka thënë se është relativisht vështirë. “Kjo varet nga njohurit e dërguesit të kërcënimit! Dhe ekspertët të cilët do merren me identifikimin e mundshëm. Ku ne këtë rast dhe bashkëpunimi me ISP-të dhe institucionet ndërkombëtare të sjellin deri tek identifikimi i personit/grupit qe kanë dërguar e-mailin kërcënues.”, ka treguar Hoxhaj.
Ai tutje e ka cilësuar si të lehtë aktualisht krijimin dhe dërgimin e email-ave.
“Mos reagimi ne mënyrë te duhur e ve Kosovën ne situate te lehte manipuluese! Ku teorikisht Kosova mund te marr me dhjetëra kërcënime dhe kjo mënyrë e reagimit do sjellte bllokimin e jetës institucionale dhe mbarëvajtjen e punës!”, ka thënë Mentor Hoxhaj.
Referuar rastit të fundit të kërcënimit Hoxhaj ka vlerësuar se reagimi duhet të jetë në propocion me “rrezikun e mundshëm” dhe jo “rrezikun e deklaruar në e-mail.
“Padyshim me “honger te njëjtën fore dy herë” është jashtëzakonisht jo serioze!”, ka thënë ai./21Media