Kaloni te përmbajtja kryesore

Kërcënoi policin, u arrestua “i forti”

Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar pasi akuzohet se ka kërcënuar një efektiv policie.
I arrestuari është A. S., 38 vjeç, banues në Durrës dhe ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 15.10.2021 ka kanosur me fjalë një punonjës policie./vizionplus

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button