Kërkohet paraburgim për burrin që rrahu një grua në një market në Prishtinë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit ndaj personit me inicialet F.B për shkak se ka rrahur një grua në një market në Prishtinë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet F.B., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, në njërin nga marketet në Prishtinë, F.B dyshohet se me grushte ka sulmuar një grua dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, me ç’ rast e dëmtuara ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërkohë, Policia e Kosovës për potalin rtv21.tv ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit.
“Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, rreth orës 14:30, në një market në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. I dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ” Lëndim i lehtë trupor”, ka njoftar Policia./21Media