Martohet princesha e Japonisë, por e humbi statusin e saj mbretëror

Princesha Mako e Japonisë është martuar me të dashurin e saj të kolegjit, Kei Komuro, por pas kësaj martese ajo humbi statusin e saj mbretëror.
Sipas ligjit japonez, anëtarët femra të familjes perandorake humbasin statusin e tyre pas martesës me një “të zakonshëm”, megjithëse anëtarët meshkuj nuk e bëjnë këtë, transmeton rtv21.tv.
Ajo gjithashtu anashkaloi ritet e zakonshme të një martese mbretërore dhe hodhi poshtë një pagesë që u ofrohej femrave mbretërore pas largimit të tyre nga familja.
Ajo është anëtarja e parë femër e familjes mbretërore që i refuzon të dyja.
Çifti pritet të shpërngulet në SHBA, ku Komuro punon si avokat. Lëvizja ka sjellë krahasime të pashmangshme me mbretërit britanikë Meghan Markle dhe Princin Harry, duke u dhënë të sapomartuarve pseudonimin “Harry dhe Meghan i Japonisë”.
Ashtu si zonja Markle, Komuro është vënë nën një vëzhgim intensiv që kur u njoftua për lidhjen e tij me zonjën Mako.
Një protestë ka pasur edhe të martën kundër martesës së çiftit.
Në një konferencë për shtyp të martën, zonja Mako kërkoi falje për çdo telash që u solli njerëzve nga martesa e saj.
Ish princesha u fejua me Komuro në vitin 2017./21Media

Back to top button