Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit për rastin në Istog

Prokuroria merr aktvendim  për fillimin e hetimeve ndaj dy të pandehurëve

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurve, Y.M dhe U.M., për shkak se të kishin për të kryer vepër penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale “Vjedhje Grabitqare”.

Sipas një komunikate për medie, Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj dy të pandehurëve, Y.M dhe U.M, në drejtim të kësaj vepre penale.

Seanca e procedurës së paraburgimit është mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë.​

Polici Izet Demaj u vra dje në detyrë, teska po intervenonte bashkë me kolegët në një rast grabitje në filialin e banës NLB në Istog. Grabitësi kishte shkrepur me armë drejt policisë ku u vra Demaj. Pas kësaj edhe grabitësi K.M u qëllua për vdekje. Ai ishte rikthyer nga Gjermania në Istog para tri vitesh, ku kishte vuajtur një dënim prej 17 vitesh burgim./21Media

Back to top button