Kërkohet përjashtimi i 24 deputetëve demokratë

Pas zhvillimeve në seancen plenare Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës.

Në kërkesën e PS-së theksohet se dhuna e deputetëve demokratë cenoi punën e parlamentit dhe vuri edhe në rrezik jetën e deputetëve.

Në dokumentin e firmosur nga deputetët e mazhorancës vihet në dukje se sjellja e kolegëve të opozitës në sallën e seancave plenare dhe djegia e karrigeve kanë cenuar imazhin e parlamentit.

Në kërkesë nuk specifikohet masa e dënimit për deputetët e opozitës, por rregullorja parashikon përjashtim nga parlamenti deri në 60 ditë.

Nëse kërkesa e PS miratohet në seancën e së enjtes do të mungojnë më shumë se gjysma e Grupit Parlamentar demokrat./vizionplus.tv

Back to top button