Kërkohet personi që hodhi 5 qese me narkotik në Qendrën Korrektuese

Policia kanë konfiskuar substancat e dyshuara

Policia e Kosovës njofton se me 9 shkurt, një person i panjohur nga dritarja e veturës së tij ka hedhur 5 qese të vogla me substanca të dyshuara në oborrin e qendrës korrektuese .

“Në person i panjohur me veturën e tij në lëvizje e sipër, ka hedhur nga dritarja e automjetit në oborrin e qendrës korrektuese pesë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 145 gramë”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Këtij rasti iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore, të cilët kanë konfiskuar substancën e dyshuar. /21Media 

Back to top button