Shpend Ahmeti dorëzon padi, fton Albin Kurtin në debat publik

Ahmeti: Kemi kërkuar dëmshperblim për shpfije

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dorëzuar padi në Pallatin e Drejtësisë ndaj ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo padi ndaj VV-së, sipas Ahmetit, është bërë ndaj shpifjeve që janë bërë në drejtim të tij në lidhje me tenderët për furnizim me qumësht në shkollat e Komunës së Prishtinës.

Ahmeti për VV-në ka thënë se me shpifjet e tyre ata kanë shpallur veten gjykatës, ani pse ky furnizim ka ndodhur në kohën sa Shpendi ka qenë pjesë e kësaj partie.

“E kanë shpallë vetën gjykatës edhe pse ata kanë qenë gjithmonë pjesë  e furnizimit me qumësht pasi që këto furnizime kanë ndodhur në kohën sa unë kam qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ndër të tjera ka përmendur se çmimi i qumështit që paguhet në Prishtinë është më i ulëti në Kosovë.

“Ky çmimi është me i ulëti që dikush paguan në Republikën e Kosovës. Te krahasojmë  litrën e qumështit me Komunën e Prizrenit. Atje është ne qeverisje lëvizja vetëvendosje, ata e paguajnë  20 cenet më shtrenjtë litren e qumshtit se në Prishtinë”, ka deklaruar Ahmeti.

Shpendi ka shtuar se padia është dashur që të shkojë për “njeriun , që fshihet pas fytyrave tjera të Vetëvendosjes”. Ai ka ftuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin në debat publik lidhur me çfarëdo teme.

“Le të tregojmë publikisht kush po rren në këtë mes”, ka thënë ai.

Për këto shpifje në drejtim të tij nga VV-ja, Ahmeti nga Gjykata treguar  dëmshpërblim.

“Kemi kerkuar dëmshperblim për shpfije gjykata të vendos, me rendësi të thuhet e verteta”, është shprehur Ahmeti.

Me 8 janar të këtij viti, Lëvizja Vetëvendosje ka ushtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës kundër kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ky kallëzim penal i dorëzuar në Prokurori nga Lëvizja Vetëvendosje kishte të bëjë me dyshimet për keqpërdorime në vlerë prej 530 mijë eurove në tenderët për furnizim me qumësht nga ana e Komunës së Prishtinës. /21Media 

Back to top button