Kërkohet që pushimi i lehonisë të mbulohet nga Qeveria

OAK kërkon të ndryshohet Ligji për lehoninë

Kosova vazhdon të jetë vendi me papunësinë më të madhe të femrave në rajon. Kështu u tha në Odën e Afarizmit të Kosovës në një konferencë që u mbajtë sot, me ç’rast u kërkua që të ndryshohet Ligji për lehoninë.

Sipas zyrtarëve të OAK-së, një prej arsyeve që po e pengon rritjen e punësimit të femrave është se bizneset nuk i marrin parasysh për punësim për shkak të pagesës së lehonisë dhe për shkak të detyrimit të bizneseve që të paguajnë dy paga  për një vend pune.

Rreze Cana nga OAK tha se Kosova është përpara me ligje por, prapa me implementimin e tyre. Ajo tha se në vend vetëm 12 përqind e femrave janë të punësuara.

OAK kërkon që në Kosovë  të rregullohet Ligji i Punës për pushimin e lehonisë, si në Shqipëri, Maqedoni, Mali i  Zi, Serbi, Kroaci, Gjermani dhe shtetet tjera ku pushimi i lehonisë të mbulohet nga Qeveria.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica në muajin janar ka kërkuar që të mirahtohet projektligji për Pushimin e Lehonnisë dhe Prindëror. Minstri Reçica konsulltimet publike për Projektligjin për Pushimin e Lehonisë i ka lansuar në muajin tetor të vitit të kaluar. Risi për këtë projektligj është pushimi prindëror i babait, me 10 ditë me pagesë.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button