Këshilla nga ekspertët indianë për flokë të shndritshëm dhe të trashë

Flokët e shëndetshëm nuk dalin kurrë nga moda, por mund të ketë shumë faktorë duke përfshirë stresin që pengojnë rritjen e tyre. Ndonjëherë vendosim të blejmë produkte të shtrenjta për të rregulluar problemin, por specialistët indianë sugjerojnë mënyra të thjeshta, por efektive pa shpenzuar shumë para.
Bright Side tregon disa këshilla indiane që mund t’ju ndihmojnë t’i bëni flokët tuaj më të shndritshëm dhe të fortë.
Përfundoni larjen e flokëve me një shpëlarje të ftohtë

Përdorimi i ujit të nxehtë në dush shpërndan lipidet yndyrore që dëmtojnë lëkurën dhe flokët tuaj. Uji i ftohtë është shumë më i mirë për flokët tuaj sesa i nxehtë, sepse kur i shpëlani flokët me ujë të nxehtë, lani vajrat ushqyes.
Uji i ngrohtë është i mirë vetëm për fazën e larjes me shampo, thonë stilistët indianë të flokëve. Uji i ftohtë është për fazën e kondicionimit. Përfundoni me një shpëlarje të ftohtë për të bllokuar lagështinë.
Bëni një masazh 4-minutësh të kokës çdo ditë

Ayurvedic rekomandon një masazh të kokës me vaj të ngrohtë për të rritur forcën dhe rritjen e flokëve. Megjithatë, specialistët shtojnë se 4 minuta masazh i kokës në ditë për 24 javë, treguan një rezultat pozitiv. Nëse i praktikoni vetë masazhet e kokës, vazhdoni t’i bëni ato në mënyrë sistematike.
Përdorni vajin e duhur për skalpin tuaj

Tharja dhe zbokthi janë çështje të ndryshme dhe çdo skalp ka nevojë për trajtim individual. Pra, nëse lëkura e kokës është e irrituar, është më mirë të shmangni produktet që mund ta thajnë atë më shumë.
Shmangni tharjen e flokëve pas trajtimit

Indianët rekomandojnë gjithashtu që të mos i thani flokët pas çdo trajtimi sepse parandalon përfitimet maksimale. Thjesht lërini flokët tuaj të thahen natyrshëm.
Bëni 20 minuta pushim pas një masazhi të kokës

Specialistët rekomandojnë një masazh me vaj të ngrohtë të kokës, por ju duhet edhe pak kohë për të pushuar para se të shkoni në dush. Specialistët thonë rreth 20 minuta para larjes. Përveç masazhit të kokës, mund të shtoni një masazh të qafës dhe shpatullave.
Përdorni çaj jeshil për flokët tuaj

Çaji jeshil është një pije e fuqishme për të detoksifikuar trupin tuaj, por gjithashtu ka të njëjtin efekt në flokët tuaj. Studiuesit vërtetojnë se stimulon rritjen. Ju mund të përzieni pluhurin e çajit jeshil me ujë trëndafili për ta bërë formulën më të mirë dhe për të krijuar një aromë./21Media

Back to top button