Këshilli Grevist arrin në Qeveri

Në objektin e Qeverisë së Kosovës tashmë ka mbërritur kryesuesi i Këshillit Grevist të BSPK-së, njëherish edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj për të takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Jasharaj ishte i shoqëruar nga kryetari i Sindikatës se Administratës Publike, Ali Gashi, Nexhat Llumnica e anëtarë të tjerë.
Ky takim po zhvillohet pas ftesës që shefi i ekzekutivit i bëri Këshillit Grevist të cilët nga 25 gushti janë në grevë.
Që nga ajo kohë vazhdimisht grevistët kanë kërkuar takim me Kurti, i cili po ndodhi në javën e tretë të grevave.
Grevistët, përfshirë edhe punëtorët e arsimit, janë në grevë me kërkesat kyçe 100 euro deri në hyrje në fuqi të Ligjit të pagave.
Vazhdimisht Këshilli Grevist ka akuzuar qeverinë se nuk po i fton në takim, kurse në fundjavë Kurti takoi vetëm kreun e BSPK-së, Atdhe Hykolli.
Kjo është javë ë tretë që nxënësit e Kosovës nuk po mbajnë mësim, e kjo është konsideruar e dëmshme për ta. Të pakënaqur më këtë situatë janë shprehur edhe Këshilli i Prindërve./kp

Back to top button