Totti zbulon arsyet e ndarjes nga gruaja
Legjenda e Romës, Francesco Totti ka thënë se martesa e tij me Ilary Blasi u prish për shkak se ajo nuk mbëshetit pensionimin e tij në futboll.
Totti dhe Blasi u martuan në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë bashkë. Megjithatë, ata njoftuan se u ndan në korrik dhe Totti ka zbuluar arsyen që çuan në ndarjen e çiftit.
45 vjeçari i dha fund karrierës së tij në futboll ën vitin 2017 dhe pranoi se e kishte të vështirë që të mos dilte në fushë.
Ai gjithashtu humbi babanë e tij nga Covid-19 në tetor të vitit 2020.
Totti mendon se ai nuk e kishte gruan pranë për ta ngushëlluar.
“Kam jetuar një periudhë të vështirë, fillimisht sepse ndalova së luajturi dhe më pas babai im vdiq për shkak të Covid-19”, tha Totti.
Ai zbuloi se gruaja e tij e ka tradhtuar, gjë që i dha fund martesës së tij shumëvjeçare./21Media