Këshilli i Prindërve: JO shkollës të shtunave

Këshilli i Prindërve të Kosovës sot bëri të ditur se janë kundër mbajtjes së mësimit të shtunave.
“JO – shkollës të shtunave!  JO – mësimit me zor!  Fëmijët kanë të drejta – obligohemi t’i mbrojmë!”, u shkrua në faqen e Këshillit.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) sot informoi se dita e shtunë, 15 tetor, do të jetë ditë pune për nxënësit e klasave 1-8, sipas orarit të përcaktuar nga shkollat, ndërsa, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj deklaroi se kompensimi për orët e humbura gjatë grevës nuk do të bëhet këtë të shtunë./21Media

Back to top button