Këshilli i Prindërve kërkesë Kurtit për reformën në arsimin parauniversitar

 

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti sot i ka dërguar një kërkesë kryeministrit Albin Kurti mbi reformën në arsimin parauniversitar në Kosovë.

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka theksuar se angazhohet për sistem arsimor stabil, që ofron siguri dhe arsim cilësor, i cili do të jetë konkurrent me vendet e botës, andaj kërkojnë nga kryeministri mbështetje dhe angazhim në këtë drejtim të reformimit të sistemit arsimor në Kosovë.

KPK në kërkesën drejtuar kryeministrit ka rënditur rekomandimet për reformën në arsim, të cilat mund t’i lexoni në dokumentet e mëposhtme./21Media

Back to top button