Këshilli i Prindërve kundër grevës: Nxënëset mos të përdoren për interesa të caktuara

Këshilli i Prindërve të Kosovës (KPK) shprehen kundër grevës së paralajmëruar të SBASHK. Në një takim që zhvilluan sot me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci ky këshill vlerësoi se nxënësit nuk duhet të përdorën për interesa dhe agjenda të caktuara.
“Nagavci e informoi KPK-në edhe me të gjitha përgatitjet që janë duke u bërë për fillimin e vitit të ri shkollor dhe me ndryshimet e plotësimet ligjore që janë bërë e po bëhen në fushën e arsimit, që pritet të kenë efekt pozitiv afatgjatë.
Dyja palët ranë dakord që sistemi arsimor në Kosovë, në të gjitha nivelet, duhet të kenë prioritet të padiskutueshëm interesin e nxënësve. Asnjë institucion apo organizatë nuk duhet të përdorë nxënësit për të ngritur ose shtyrë interesa dhe agjenda të caktuara dhe se të gjitha palët e interesit duhet të veprojnë duke pasur këtë në mendje.”, thuhet në njoftimin e KPK-së
Ndëkrohë po ashtu u bë e ditur se gjatë këtij takimi pikë diskutimi ishin procedurat e ndryshimit të udhëzimit administrativ për KPK-n dhe bazën tjetër ligjore për organizimin dhe funksionimin e KPK-së në të gjitha nivelet.
“Gjithashtu, Kryetari i KPK-së, paraqiti nevojën që këshilli i prindërve të ketë mbështetje institucionale nga Ministria e Arsimit që të mundë t’iu shërbejë nevojave dhe kërkesave të shumta që prindërit kanë në mbarë Kosovën.
Ministrja Nagavci shprehu gatishmërinë institucionale për ta mbështetur Këshillin e Prindërve të Kosovës dhe për të ngritur bashkëpunimin e mëtutjeshëm në të mirë të prindërve e fëmijëve. Po ashtu znj. Nagavci e informoi KPK-në edhe me të gjitha përgatitjet që janë duke u bërë për fillimin e vitit të ri shkollor dhe me ndryshimet e plotësimet ligjore që janë bërë e po bëhen në fushën e arsimit, që pritet të kenë efekt pozitiv afatgjatë. “, thuhet në njoftim.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka njoftuar se gjithë punëtorët e sektorit publik përfshirë mësimdhënësit do të hyjnë në grevë që nga 25 gushti./21Media

Back to top button