Këta persona shpallen në kërkim policor

Policia e Kosovës në hetimin penal që po zhvillon rreth dyshimeve për rastin e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”  të ndodhur në një lokal më rrugën “Bajram Kelmendi” në komunën e Prishtinës, me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkon nga qytetarët kontributin e tyre me çfarëdo informacioni që kanë, me qëllim të përcaktimit të identitetit të të dyshuarave të implikuar në rast.
Në njoftimin e policisë thuhet se “së këndejmi për t’i mundësuar publikut njohjen më të lehtë dhe përcaktimin e identitetit të të dyshuarve në fjalë, Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në përputhje me, nenin – 76, paragrafin 2, të KPPRK-së, paraqet para jush edhe fotografinë e të dyshuarve të shpallur në kërkim”.
“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja të kontribuojnë në identifikimin – lokalizimin e të dyshuarve dhe rrjedhimisht edhe arrestimin e tyre”, thuhet në thirrjen e Policisë./21Media

Back to top button