Këto janë rezultatet e pjesëve të para nga ndeshjet e Superligës

Ka përfunduar pjesa e parë në pesë ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas 45’ minutave lojë, ndryshim rezultati ka vetëm në tri ndeshje, ku Drita po kryeson 2:0 kundër Ulpianës, ndërsa me rezultat të njëjtë avancon Ballkani kundër Gjilanit.
Ndërkaq, në ndeshjen mes Feronikelit e Drenicës, kjo e fundit në minutat e fundit të pjesës së parë ka gjetur golin e epërsisë në ndeshje.
Në ndeshjet e tjera që janë duke u zhvilluar nuk ka ndryshime të rezultatit.
Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.
Drita 2:0 Ulpiana
Ballkani 2:0 Gjilani
Feronikeli 0:1 Drenica
KF Llapi 0:0 Prishtina
Malisheva 0:0 Dukagjini

Back to top button