Sonte luhet ndeshja Liverpool-Wolverhampton

Me fillim nga ora 17:00 stadiumin “Anfield Road” do të jetë nikoqir i ndeshjes së fundit të Liverpoolit këtë sezon, ku ky i fundit zhvillon ndeshje si vendas kundër Wolverhamptonit.
Me synimin e vetëm te fitorja, skuadra e Jurgen Klopp do ta ketë edhe fokusin te ndeshja mes Manchester Cityt dhe Aston Villas, ku në rast se kjo e fundit nxjerr pikë, Liverpooli shpallet kampion i Premier Ligës.
Momentalisht, “Të Kuqtë” zënë vendin e dytë me 89 pikë, një më pak se City në vendin e parë, kurse kundërshtari i sotëm, Wolverhampton, renditet në vendin e tetë me 51 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, Liverpooli ka skuadrën e gatshme por mbetet të shihet a do të rrezikohet Fabinho, Gomez, Salah dhe Van Dijk, kurse te Wolves nuk do të paraqiten Kilman, Saiss dhe Semedo.
Tanimë, të dy trajnerët kanë vendosur me cilët lojtarë do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Matip, Robertson; Henderson, Thiago, Keita; Jota, Mane, Diaz
Wolverhampton (3-5-2): Sa; Johnny, Boly, Coady; Toti, Ait-Nouri, Dendocker, Neves, Moutinho; Jimenez, Neto

Back to top button