Sot ballafaqohen Manchester City dhe Aston Villa

Me fillim nga ora 17:00 nis ndeshja tejet interesante mes Manchester Cityt e Aston Villas, e vlefshme kjo për xhiron e fundit të Premier Ligës angleze dhe vendimtare për titull.
Në rast fitoreje të skuadrës së Pep Guardiolas, kjo e fundit do ta mbronte titullin anglez, duke u shpallur kampione për herë të dytë radhazi.
Gjë interesante për këtë ndeshje do të jetë se Philippe Coutinho dhe trajneri Steven Gerrard do ta synojnë me çdo kusht fitoren kundër Cityt, në mënyrë që t’i bëjnë favor ish-skuadrës së tyre Liverpoolit, në garën për titull.
Momentalisht, City zë vendin e parë me gjithsej 90 pikë, vetëm një më pak se vendi i dytë Liverpooli, kurse Aston Villa renditet në vendin e 14 me 45 pikë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, tani të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Manchester City (4-3-3): Ederson; Cancelo, Laporte, Fernandinho, Stones; Silva, Rodri, De Bruyne; Foden, Jesus, Mahrez
Aston Villa (4-3-2-1): Olsen; Cash, Chambers, Mings, Digne; McGinn, Luiz, Ramsey; Buendia, Coutinho; Watkins

Back to top button