Këto janë rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve të sotme nga Superliga e Kosovë
Kanë përfunduar pjesët e para në tre ndeshjet që janë duke u zhvilluar në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Skuadra e Dritës është në avantazh minimal si vendas me rezultat 1:0 kundër Ulpianës.
Me rezultat të njëjtë është duke udhëhequr edhe skuadra e Drenicës, e cila me golin e Kreshnik Ukës është në avantazh kundër Feronikelit.
Ndërsa, rezultati më interesant qëndron në ndeshjen mes Llapit dhe Prishtinës, në të cilën pas 45’ minutave lojë, skuadra e Tahir Batatinës kryeson me një gol epërsi, respektivisht me rezultat 2:1 kundër kampionit aktual Prishtinës.
Rezultatet e pjesëve të para në ndeshjet e Superligës së Kosovës i gjeni më poshtë.
Drita 1 – 0 Ulpiana
Feronikeli 0 – 1 Drenica
Llapi 2 – 1 Prishtina