Këto lagje të Prishtinës nesër do të mbesin pa ujë gjithë ditën

 

Kompania e Ujësjellsit KRU “Prishtina” ka njoftuar se të shtunën nëpër disa zona të Prishtinës nuk do të ketë ujë të pijshëm për 12 orë.

“Nesër duke filluar nga ora 08:00 – 20:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Komuna e Graçanicës, Hajvalia, Veterniku, Matiqani (konsumatorët që janë të kyçur në gypin e çelikut), zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, një pjesë e Aktashit dhe një pjesë e Lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Kjo ndërprerje e ujit do të bëhet për shkak se nesër më datë 29 gusht 2020 KRU ” Prishtina ” sh.a. ka planifikuar punime teknike në gypin e ujit nga çeliku fi 600 mm që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.

“Janë bërë të gjitha parapërgatitjet nga operatori ekonomik në koordinim me drejtorinë teknike dhe ekipet e mirëmbajtjes e operimit, andaj janë të gatshëm për intervenim të pandërprerë në bashkëpunim me operatorin ekonomik”, thuhet tutje në njoftim

Sipas njoftimit për shkak që ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë mbi 6 orë, KRU “Prishtina” ka njoftuar se autocisternat do jenë në terren për furnizim me ujë për konsumatorët e afektuar nga këto punime teknike./21Media

Back to top button