Këto vende në Prishtinë do të mbesin sot pa ujë

 

Graçanica, Hajvalia, Matiqani (konsumatorët që janë të kyçur në gypin e çelikut), zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, një pjesë e Aktashit dhe një pjesë e Lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë sot gjatë gjithë ditës do të mbesin pa ujë.

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se mungesa e ujit në këto vende duke filluar nga ora 08:00 e deri në ora 20:00 vie si shkak i punimeve që do të bëhen në gypin e ujit që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.

“Janë bërë të gjitha parapërgatitjet nga operatori ekonomik në koordinim me drejtorinë teknike dhe ekipet e mirëmbajtjes e operimit , andaj janë të gatshëm për intervenim të pandërprerë në bashkëpunim me operatorin ekonomik”, thuhet në njoftimin e kompanisë së ujësjellsit “Prishtina”.

Për shkak që, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë mbi 6 orë, kompania ka premtuar se autocisternat do jenë në terren për furnizim me ujë për konsumatorët e afektuar nga këto punime teknike./21Media

Back to top button